Dan Bilzerian është një ndër meshkujt më të përfolur në gjithë botën për shkak të jetës që bën. Ai është i rrethuar nga dhjetëra vajza të bukura dhe kudo shikohet me to.

Gati çdo ditë, ai publikon në profilin e tij në Instagram foto nga pushimet e tij luksoze që bën në praninë e shumë femrave.

Të gjitha ato paguhen me shuma të majme për këtë gjë. E së fundmi pjesë  grupit të vajzave që ndjekin kudo Dan Bilzerianin është bërë edhe modelja shqiptare Lorena Haliti.

Ajo shikohet e veshur me bikini teksa sfidon të ftohtin e acartë. Ajo u bë e njohur pasi ishte e lidhur me reperin shqiptar Seven Saraçi dhe më pas u shfaq në një prej videoklipeve të këngëtarit Ledri Vula.