Aktorja e njohur Mira Minga u nda sot nga jeta.
Lajmin e hidhur e dha mikesha e saj, aktorja e Teatrit të Kukullave, Shegushe Bebeti e cila i ka kushtuar disa fjalë të ndjera.
‘Oh sa dhimbje…oh sa lot…nuk gjej dot fjalë ta përshkruaj…sapo më erdhi lajmi nga Amerika, është ndarë nga jeta mikja ime e shtrenjtë Mira Minga Jupi, aktorja e mrekullueshme e Teatrit të Kukullave, gruaja ideale, nëna e jashtëzakonshme që do t’i mungojë aq shumë familjes. Mira e talentuar, aq bujare, aq punëtore e zemërbardhë, u largua në Amerikë para 19 vitesh e sot largohet nga jeta, e ne nuk kemi mundësi t’i japim lamtumirën e fundit…qofsh e parajsës mikja ime e mirë e dheun e huaj e paç të lehtë. Do të më mungosh aq shumë e kafenë nuk do ta pimë më bashkë nëpërmjet skype, do të kujtoj gjithmonë me shumë dashuri e dhimbje. Ngushëllime familjes e miqve që të deshën aq shumë”, ishin fjalët e mikeshës së saj Shegushe Bebeti, të cilës hidhërimin ia bën më të rëndë pamundësia për t’i dhënë lamtumirën mikes së saj.
Mira prej 19 vitesh ajo jetonte në Shtetet e Bashkuara. Aktorja është e njohur për rolin e Kotes në filmin “Përrallë nga e kaluara” ku me mjeshtëri realizoi figurën e fshtatres ngatërrestare, sherrxhie, thashethemexheshkë e shumë finoke.
Comments are closed for this post.