Të dukeni 10 vite më të rinj mund t’iu duket e pamundur. Mirëpo ekzistojnë disa sekrete, që janë praktikuar qysh moti, dhe të cilat ndikojnë në reduktimin e rrudhave dhe në përmirësimin e pamjes së lëkurës.
Në vend të blerjes së kremrave të shtrenjta, preferohet që të kujdeseni në atë se çfarë konsumoni. Vajrat, frutat dhe perimet që i konsumoni çdo ditë mund të jenë zgjidhja e vetme për një lëkurë më të mirë.
Disa nga produktet që do t’iu ndihmojnë të dukeni 10 vite më të rinj janë:
Çokollata e zezë– përmban flavonoide, të cilat e mbrojnë lëkurën tuaj nga dielli dhe dëmtimet e tjera. Nëse filloni të konsumoni rregullisht çokollatë të zezë, ju do t’i vëreni menjëherë efektet.
Çaji i gjelbër– krahas efekteve, që ka për shëndetin e brendshëm, ky lloj çaji ndikon edhe në pamjen e jashtme të lëkurës. Çaji i gjelbër është i pasur me antioksidantë dhe polifenole, të cilat luftojnë inflamacionin dhe plakjen e lëkurës.
Avokado– krahas shijes së mrekullueshme që e ka, avokadoja njihet edhe për prezencën e shumë vitaminave, fibrave dhe mineraleve të domosdoshme për mbrojtjen e lëkurës.
Domatet– nëse dëshironi të aplikoni një dietë efikase për ta përmirësuar lëkurën, atëherë duhet patjetër t’i inkuadroni domatet. Sipas ekspertëve të ushqimit, ato kanë përbërës natyralë, që ndikojnë edhe në luftimin e kancerit të prostatës, sëmundjeve të zemrës dhe pamjen e jashtme të lëkurës.
Perimet– tanimë dihet për vlerat ushqyese që kanë perimet për organizmin. Perimet ndikojnë në luftimin e inflamacioneve dhe dëmtimeve të lëkurës.
Vaji i ullirit– vaji i ullirit është një tjetër përbërës, që e parandalon plakjen. Ky lloj vaji duhet të jetë ekstra i virgjër në mënyrë që të ketë efekt në luftimin e plakjes së lëkurës.
Peshku– prania e yndyrave të shëndetshme tek produktet e peshkut, bën që peshku të ketë benefite edhe për pamjen e lëkurës. Omega 3 dhe acidet yndyrore të tjera, që gjenden në peshk ndihmojnë në parandalimin e rrudhave dhe i japin lëkurës një pamje më të re.
Comments are closed for this post.