Këshilli i Sigurisë të shtunën në mesditë në vilën presidenciale Vodno do të vendos për vazhdimin eventual të gjendjes së jashtëzakonshme, konfirmuan për MIA nga Kabineti i shefit të shtetit.

Të shtunën, madje është dita e fundit kur skadon gjendja e tretë dyjavore e jashtëzakonshme të cilën e shpalli presidenti Stevo Pendarovski më 15 maj.

Pendarovski do të thirr Këshillin e Sigurisë, pra të shtunën, pa dallim nëse do të ketë kërkesë të re nga Qeveria për vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme.

Kryeministri Oliver Spasovski, nga ana tjetër ka deklaruar se bëjnë vlerësime nëse do të kërkohet gjendje e re e jashtëzakonshme, por thekson se pas përfundimit të saj, sipas Kushtetutës dhe ligjeve duhet të vazhdojnë aktivitetet zgjedhore që ishin ndërpre për shkak të pandemisë dhe në afat prej 22 ditësh të mbahen zgjedhjet parlamentare.

Presidenti Pendarovski, duke filluar nga 18 marsi solli tre vendime për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Dy të parat në kohëzgjatje prej 30 ditësh, ndërsa e fundit prej 14 ditë.

Vendimet e shefit të shtetit për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme mbetën të pakonfirmuara nga Kuvendi, pasi ajo ishte shpërndarë.

Nëse përbërja parlamentare nuk shpërndahej, në vend të presidentit Pendarovski, Kuvendi do të duhej të miratonte vendimet për shpalljen  e gjendjes së jashtëzakonshme siç është e parashikuar me Kushtetuteë.

Dy vendimet e para të gjendjes së jashtëzakonshme ishin kontestuar para Gjykatës Kushtetuese, por ai vendosi se nuk ka bazë për ngritjen e procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së tyre.