Në seancën e sotme të “Titanik” të PSP-së, avokati mbrojtës Dimitar Dangov kërkoi përjashtimin e prokurores Lile Stefanova nga përfaqësimi i kësaj lënde, njofton Zhurnal.

Siç tha avokati Dangov, arsyet e kësaj kërkese janë përshkak veprimeve në lëndën “Zhvatja”.

“Me gjithë respektim mbi prokuroren Lile Stefanova, për të cilën, të gjithë në sallë kanë respekt, por ajo nuk ka të drejtë të përfaqësojë këtë lëndë” tha Dangov.

I akuzuari Ilija Dimovskit tha se kërkon në lëndën “Titanik” të ndërpritet debati kryesor deri në përfundimin e procedurës të Këshillit të Prokurorëve Publik dhe Kuvendit për Katica Janevën, sepse nuk dihet nëse edhe tjera lëndë të Janevës janë me dyshime serioze, për zhvatje mbi biznesmenë dhe shantazhe mbi politikanë.

Gjykatësi Osman Shabani pas kësaj dha pauzë gjysmë orëshe.

Përskaj ish kryeministrit Gruevski, në këtë rast të akuzuar janë edhe shumë të tjerë, sikurse Mile Janakieski, Kirill Bozhinovski, Martin Protugjer, Gordana Jankullovska etj./