Tërmeti i fuqishëm që ka goditur Filipinet mori jetën e katër personave.
Në mesin e viktimave ishte edhe një vajzë gjashtë vjeçare.
Po ashtu kishte edhe shumë të lënduar.
Tërmeti i fuqishëm prej 6.9 ballësh goditi Mindanao në Filipine ditën e diel.
Kryetari i bashkisë të Matanao në Filipinet jugore, Vincent Fernandez, tha një radioje lokale se vajza ndërroi jetë pasi një mur i ra sipër gjatë tërmetit.
Ndërsa tre personat e tjerë ndërruan jetë pasi një super market u shemb në qytetin Padada, teksa dhjetëra të tjerë kanë mbetur nën rrënoja.
Të paktën 24 persona në Padada janë evakuuar me sukses dhe operacionet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë akoma.
Comments are closed for this post.