Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë realizuar 974 testime për coronavirus, ndërsa 101 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej rasteve të reja 59 janë në Shkup, 12 në Kumanovë, 5 në Tetovë, 7 në Shtip, 1 në Prilep, 6 në Strugë, 1 në Veles, 1 në Ohër, 1 në Kavadar, 3 në Gostivar, 3 në Koçan dhe 2 në Probishtip.

MSH informon se në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe katër viktima: një nga Tetova, një nga Kumanova, një nga Prilepi dhe një nga Shkupi.

Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar edhe 10 pacientë të shëruar, prej të cilëve 8 nga Tetova dhe 2 nga Velesi.