Në zonën e Bit Pazarit në Shkup, zyrtarë policorë nga SPB Shkupi e kanë privuar nga liria S.E.(30) nga Shkupi, ndërsa sot  kanë ndaluar I.E.(27), H.E.(48) dhe B.E.(23) të gjithë nga Shkupi, pasi në zonën e Bit Pazarit me një objekt të fortë dhe të mprehtë kanë sulmuar M.A.(33) nga Shkupi dhe kanë shkaktuar rëndë lëndimet trupore. Pas zbardhjes së plotë të rastit, pas procedurës së shpejtë do të dërgohet kallëzim penal në Prokurorinë Publike të Shkupit, njofton policia.