Category: Bota
Bota 06.09.21 | 15:08

Dhjetëra avionë shkelin kufirin, tensione mes Kinës dhe Tajvanit

Tajvani tha se Kina ka bërë shkelje të zonës së mbrojtjes ajrore të rajonit. Ministria e Mbrojtjes tha se 19 aeroplanë kinezë përfshirë të tillë që kanë aftësi të mbajnë bombë bërthamore kanë hyrë në zonën e tij të mbrojtjes ajrore. Incidenti ka ndodhur më 5 shtator. Kjo nuk...

Bota 06.09.21 | 11:32

Përhapet edhe në Zvicër varianti “Mu” i COVID-19

Në 24 orët e fundit, gjegjësisht deri në 07:00 të ditës së sotme në spitalin e Tetovës kanë ndërruar jetë 6 persona, të cilët kanë qenë në kurim për shkak të infektimit me koronavirus. Numri i pacientëve të hospitalizuar është ulur nën 100, ndërkohë që ka shumë më pak kontrolle...

Bota 04.09.21 | 00:41

‘Mushkëria e Tokës’ sërish nën flakë, zjarret masive djegin mijëra pemë në Amazonë

Xhungla e Amazon në Brazil është përfshirë sërish nga flakët teksa harku i zjarrit përparoi më thellë në xhungël nga qyteti kufitar Labrea. Zjarret u shtuan në pyjet e shiut brazilian në gusht, sipas të dhënave të qeverisë të publikuara këtë javë, me zjarre për muajin shumë mbi...

Bota 03.09.21 | 21:43

Covid-19, Kim Jong-un urdhëron zyrtarët: Ta ndalim virusin në stilin tonë

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, urdhëroi zyrtarët të zhvillojnë një fushatë më të ashpër për të parandaluar përhapjen e pandemisë Covid-19. Sipas Associated Press, Jong-un është shprehur se duhet të parandalojmë pandeminë në “stilin tonë”. Kjo deklaratë e tij...

Bota 03.09.21 | 10:19

Skandaloze: Policia hedh gaz lotsjellës në minierë, vdesin 8 persona

Tetë persona vdiqën në Burkina Faso, kur policia përdori gaz lotsjellës kundër mihësve ilegalë të arit në minierën Bissa, tha të enjten një prokuror i shtetit afrikan. Rreth 40 persona ndodheshin të mërkurën në vendin e ngjarjes, kur policia hodhi gaz lotsjellës. Prokurori shtetëror,...

Bota 03.09.21 | 09:11

SHBA: 14 të vdekur për shkak të përmbytjeve nga shirat e rrëmbyeshëm (VIDEO)

Shirat e rrëmbyeshëm të papritur dhe përmbytjet historike që goditën qytetin e Nju-Jorkut dhe rajonin e tij të mërkurën në mbrëmje kanë vrarë të paktën 14 persona, njoftuan sot zyrtarët. Kryebashkiaku i Nju-Jorkut, Bill de Blasio njoftoi gjatë një konferencë për shtyp se “nëntë...

Bota 02.09.21 | 11:31

Besimet dhe vlerat e Afganistanit duhet të merren në konsideratë, thotë Mbreti i Bahreinit

Mbreti i Bahreinit, Hamad bin İsa Al Khalifa, tha se besimet dhe vlerat e Afganistanit duhet të merren në konsideratë dhe duhet të respektohen, transmeton Anadolu. Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve të Bahreinit BNA, mbreti Al Khalifa priti në një takim në rezidencën mbretërore Al-Sakhir,...

Bota 02.09.21 | 11:10

Çfarë dimë për variantin Mu të koronavirusit?

Organizata Botërore e Shëndetësisë po ndjek një variant të ri të koronavirusit, të quajtur Mu. I zbuluar për herë të parë në Kolumbi, në fillim të vitit, Mu është raportuar në disa shpërthime sporadike të të infektuarve në pjesë të Amerikës së Jugut dhe Evropës. Derisa përbën...

Bota 02.09.21 | 10:11

Gjendje e jashtëzakonshme në Nju Jork! “Ida” shkakton shira të furishëm dhe përmbytje

Mbetjet e uraganit Ida shkaktuan shira të furishëm dhe përmbytje në disa pjesë të Shteteve të Bashkuara. Qyteti i Nju Jorkut shpalli gjendje të jashtëzakonshme, pasi u godit nga reshje rekorde të shiut. Kryebashkiaku Bill de Blasio tha se qyteti “po përjeton një ngjarje historike të motit”,...

Bota 02.09.21 | 10:05

Doza e tretë sukses në Izrael, ul rrezikun e infektimit nga COVID-19

Aplikimi i dozës së tretë të vaksinës në Izrael duket se po rezulton një sukses i vërtetë kundër COVID. Tek të gjithë qytetarët atje që kanë marrë dozën e tretë Pfizer rezultoi se rreziku i infeksionit është ulur nga 48 në 68% në krahasim me ata që morën dy doza deri në 13 ditë. Ndërsa...

Bota 01.09.21 | 21:19

Bjellorusia pret një dërgesë të madhe armësh nga Rusia

Udhëheqësi autoritar i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka, tha se vendi i tij së shpejti do të pranojë një dërgesë të madhe të pajisjeve ushtarake nga Rusia. Duke folur të mërkurën në qytetin Babrushk të Bjellorusisë, Lukashenka tha se dhjetëra avionë dhe sisteme të mbrojtjes ajrore,...

Bota 01.09.21 | 15:23

Aeroporti i mbyllur, afganët ia mësyjnë kufijve tokësorë

Me mbylljen e aeroportit të Kabulit, përpjekjet e afganëve që kanë frikë nga hakmarrjet talebane janë zhvendosur në kufijtë me Iranin, Pakistanin dhe shtetet e Azisë Qendrore. Në Torkham, një vendkalim i madh kufitar me Pakistanin në lindje të Kalimit Khyber, një zyrtar pakistanez tha:...

Bota 31.08.21 | 16:50

Mbrëmë nga Kabuli është larguar ushtari i fundit amerikan. Aeroporti sot nuk funksionon. Pas 20 viteve, me këtë përfundoi lufta më e gjatë në historinë e SHBA-së. Talibanët festojnë. Pushteti është sërish në duart e tyre, por Uashingtoni nuk e përjashton mundësinë për bashkëpunim me qeverinë e re afgane. “Jam këtu për ta shpallur fundin e tërheqjes nga Afganistani dhe fundin e misionit për evakuimin e shtetasve amerikanë, qytetarëve të vendeve të treta dhe grupeve të rrezikuara të afganëve. Avioni i fundit C-17 fluturoi nga aeroporti ndërkombëtarë “Hamid Karazi” më 30 gusht, këtë pasdite në ora 3:29 minuta”, tha Frank Mekenzi- gjeneral në ushtrinë e SHBA-së. Kështu, SHBA-të përfunduan tërheqjen e forcave nga Afganistani pas plotë 20 vitesh, duke shënuar fundin e misionit më të gjatë ushtarak në historinë e shtetit amerikan. Kjo është fotografia me ushtarin e fundit amerikan i cili dje u ngjit në avion. Bëhet fjalë për Kris Donahju, komandant i divizionit 82 të aviacionit amerikan. Disa minuta më vonë, talibanët filluan të festojnë në pistën e aeroportit. Aeroporti tashmë ra në duart e tyre dhe me këtë u rrumbullakua marrja e sërishme e plotë e pushtetit nga talibanët, 17 ditë pasi hynë në Kabul. Në pistë dhe rreth objektit të aeroportit shihen qindra automjete, transportues ushtarak madje edhe avionë e helikopterë të ushtrisë amerikane. Amerikanët shprehen se ato janë jashtë funksionit, kështu që, afganët s’mund t’i përdorin. Bëhet fjalë për 73 avionë, 70 autoblinda dhe 27 automjete Hamer. Ajo që sot mund të vërehej ishte se, në vend të veshjes tradicionale dhe jelekëve, talibanët e armatosur ishin me uniformë moderne perëndimore dhe armë. “Së pari, dua t’i uroj kombit që e fituam pavarësinë tonë dhe pas 20 viteve luftë dhe viktima, i detyruam amerikanët të largohen”, tha Zabihulla Muxhahid, zëdhënës i talebanëve. Dhjetë ditët e fundit, SHBA-të dhe aleatët e tyre evakuuan më shumë se 122.000 persona nga Kabuli. Prej tyre, 73.500 shtetas afgan. Vlerësohet se në vend kanë mbetur rreth 300 amerikanë që nuk kanë arritur të evakuohen. Talibanët sot në mëngjes njoftuan se pasi institucionet e shtetit në Kabul sërish do të rindërtohen, secili që do të ketë dokumente valide dhe viza do të mund të udhëtojë pa pengesë ndërsa aeroporti do të vihet në funksion për disa ditë. Nga Uashingtoni mbrëmë porositën që nuk e mohojnë mundësinë që në të ardhmen të bashkëpunojnë me qeverinë talibane, por jo pa kushte. “Talibanët kërkojnë që të njihen si legjitim në aspekt ndërkombëtarë dhe kërkojnë përkrahje. Porosia e jonë për këtë është kjo: çdo legjitmim dhe përkrahje duhet të meritohet”, theksoi Entoni Blinken- sekretar shtetëror i SHBA-së. Në ndërkohë, ambasada amerikane në Kabul mbetet e zbrazët dhe e mbyllur. Përndryshe, lufta në Afganistan filloi menjëherë pas lajmit goditës nëpër mediat e botës më 11 shtator 2001 nga Nju Jorku. Sulmet në Amerikë ishin shkak për të cilin Pentagoni dhe aleatët perëndimorë nis luftën kundër terrorizmit, duke sulmuar Afganistanin, që në atë kohë ishte nën pushtetin e talibanëve. Atje fshihej kreu i Al Kaedës dhe organizatori kryesor i sulmeve, Osama bin Laden. Forcat aleate shpejtë e përmbysën regjimin taliban dhe vendosën pushtet që zgjati deri mbrëmë. Cilat ishin dobitë gjeostrategjike të luftës dhe nëse ato ekzistonin fare- edhe më tej është temë debati në botë.

Mbrëmë nga Kabuli është larguar ushtari i fundit amerikan. Aeroporti sot nuk funksionon. Pas 20 viteve, me këtë përfundoi lufta më e gjatë në historinë e SHBA-së. Talibanët festojnë. Pushteti është sërish në duart e tyre, por Uashingtoni nuk e përjashton mundësinë për bashkëpunim...

Bota 30.08.21 | 21:06

Shkencëtarët kanë zbuluar sa ka të ngjarë që një pandemi si kjo të na godasë përsëri

Hulumtimet e reja statistikore kanë gjetur se pandemitë në shkallë të gjerë janë më të zakonshme nga sa mund të mendojmë. Për më tepër, një ekip shkencëtarësh zbuluan se probabiliteti i përsëritjes së një pandemie të një efekti të ngjashëm me atë me COVID-19 është dy për...

Bota 30.08.21 | 20:51

Kina ua kufizon qasjen të rinjve në videolojëra – vetëm tri orë në javë për të gjithë ata nën moshën 18-vjeçe

Kina ua ka ndaluar nxënësve të shkollave fillore dhe atyre të mesme videolojërat – duke i lejuar që vetëm tri orë në javë të luajnë. Ata do të mund të kalojnë një orë argëtim gjatë të premtes dhe nga një tjetër të shtunën dhe të dielën. E tërë kjo është bërë si kundërpërgjigje...

Bota 30.08.21 | 19:09

Vala e variantit Delta, BE do të pezullojë udhëtimet jo-thelbësore me SHBA

BE do të rekomandojë ndërprerjen e udhëtimeve jo-thelbësore me Shtetet e Bashkuata të Amerikës. Situata me pandeminë në Amerikë është tepër e agravuar për shkak të rritjes së shifrave maksimalisht nga varianti Delta që ka sjellë një valë të re të COVID-19. Kufizimet me SHBA u hoqën...

Bota 30.08.21 | 18:21

Thesari qindra miliardësh në Afganistan

Deri tani talibanët kanë fituar kryesisht nga shitja e opiumit dhe tregtisë së heroinës. Por luftëtarët militantë islamistë do të qeverisin një vend që ka pasuri të mëdha tokësore. Kina e ka zgjatur dorën ndërkohë, shkruan Deutche Welle. Tani që e morën pushtetin për herë të dytë...

Bota 30.08.21 | 11:14

Debatet televizive në Afganistan! Drejtuesi i emisionit i rrethuar nga talebanë me “kallash në kokë” (Video)

Marrja e pushtetit në Afganistan ka krijuar një situatë me trazira në Kabul, duke shkaktuar vrasje dhe jetesë të pasigur. E tillë është edhe situata në mediat afgane të cilat janë të kapura nga talebanët dhe në edicioni e lajmeve dhe emisione jepet sikur nuk ka ndodhur asgjë. Në...

Bota 28.08.21 | 12:24

Agjencitë e Inteligjencës Amerikane ende të ndara për origjinën e koronavirusit

Sipas rezultateve të një rishikimi të urdhëruar nga Presidenti Joe Biden dhe të publikuar të premten, agjencitë amerikane të zbulimit mbeten të ndara në lidhje me origjinën e koronavirusit, por besojnë se udhëheqësit e Kinës nuk dinin për virusin para fillimit të pandemisë globale. Sipas...

Bota 27.08.21 | 19:48

Talebanët, të veshur si marinsa amerikanë

Talebanët kanë fituar pajisje moderne falë rënies së ushtrisë afgane, burrat e së cilës kanë lënë pas armë zjarri dhe madje edhe helikopterë dhe avionë, sipas një raporti të Washington Post. Nga viti 2005 e deri më tani, Shtetet e Bashkuara e kanë furnizuar me 18 miliardë dollarë...

Повеќе