Mbreti i Bahreinit, Hamad bin İsa Al Khalifa, tha se besimet dhe vlerat e Afganistanit duhet të merren në konsideratë dhe duhet të respektohen, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve të Bahreinit BNA, mbreti Al Khalifa priti në një takim në rezidencën mbretërore Al-Sakhir, ministrin e shtetit të Indisë përgjegjës për punët e jashtme, Vellamvelly Muraleedharan.

Në takim u diskutuan një sërë çështje në lidhje me interesat e përbashkëta në nivel rajonal dhe ndërkombëtar.

Në lidhje me zhvillimin dhe stabilitetin në Afganistan, mbreti Al Khalifa vuri theksin mbi rëndësinë e vazhdimit të mbështetjes ndërkombëtare dhe për sigurimin e ndihmës së nevojshme humanitare me një respekt që merr në konsideratë besimet dhe vlerat.