Lideri i Lëvizjes BESA, Bilal Kasami, në vizitën e mbrëmshme në Alsat, tha se nëse qeveria dëshiron të bëjë ndryshime kushtetuese, fillimisht duhet të ketë marrëveshje për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

“Ne mendojmë se nëse Qeveria dëshiron të bëjë ndryshime kushtetuese në këtë format, atëherë duhet të ofrojë diçka dhe ajo që kërkon opozita, në këtë rast Lëvizja BESA janë zgjedhje të parakohshme.

Pra, nëse kjo qeveri dëshiron të bëjë ndryshime kushtetuese, të ulet me ne dhe ne themi se jemi dakord që në këtë formë qeverisjeje të flasim për ndryshime kushtetuese, por njëkohësisht të pajtohemi për zgjedhje të parakohshme”, ka thënë Kasami..në emisionin “360 gradë”.

Ai tha gjithashtu se Lëvizja BESA do të mbështesë ndryshimet kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë, por vetëm nëse shprehja “20 për qind” hiqet nga Kushtetuta.