Përfaqësuesit e Drejtorisë për polici kriminalistike pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme në Serbi, në bashkëpunim me Drejtorinë Doganore në Serbi, kanë konfiskuar 6.5 kilogram heroinë, të fshehur në një makinë “Ford Fiesta” e drejtuar nga shtetasi i Maqedonisë A.Z (55).
Siç njoftojnë nga AIM, policia e ka zbuluar drogën gjatë kontrolleve në makinë në afërsi të vendit Llapovo.
Heroina ishte e ndarë në 12 paketime, e fshehur në makinë.
Shtetasi i Maqedonisë së Veriut është arrestuar nën dyshimet për veprën penale “prodhim i paligjshëm dhe tregti me drogat dehëse” dhe i është shqiptuar masa e paraburgimit prej 48 orëve.
Pritet që ai të jep deklaratë para Prokurorisë së Lartë në Kraguevac.
Comments are closed for this post.