Ashton Kutcher dhe Mila Kunis janë një çiftet më të njohur në gjithë botën. Po ashtu ata janë edhe dy ndër aktorët më të pasur në botë.

Pasuria e tyre llogaritet se kap vlerën e 265 milionë dollarë. Mila dhe Ashton janë prindër të një vajze dhe një djali, por ata nuk do i lënë pasuri fëmijëve të tyre.

Ata kanë thënë se pasuria e tyre do të shkojë për bamirësi. Aktorët shprehen se nuk do të ishtë një veprim i mirë nëse do t’ia linin pasurinë fëmijëve të tyre.

Ashton ka thënë: “Fëmijët e mi kanë një jetë shumë të privilegjuar. Unë nuk do të krijoj fonde për ta. Ne do t’i japim paratë tona për bamirësi.’’

Po ashtu aktori ka treguar se ai dhe gruaja e tij, Mila do t’u japin para fëmijëve të tyre vetem nëse ata kanë një plan të mirë biznesi, por e ka mohuar se do t’i mbajë me të ardhura fëmijët e tij.