Siguria në Çair është në pikëpyetje. Ne jemi dëshmitarë të shumë incidenteve që kanë ndodhur në periudhën e kaluar dhe këtu jo vetëm maqedonasit por edhe çdo qytetar që jeton në Çair nuk ndihet i sigurt për veten apo familjen e tij. Duhet të them që siguria jonë është një nga prioritetet kryesore për realizimin e mandatit tonë.
Këtë e thotë Bekim Sali, kandidait për kryetar të Çairit nga Aleanca dhe Alternativa, e cila mbështetet nga VMRO-DPMNE-ja. Në njoftim për intervistën e portalit “Republika” që do të publikohet të mërkurën, ai veçoi një nga projektet më të rëndësishme që parashikon kur të bëhet kryetar i Çairit.
Ne do të mbështesim krijimin e bizneseve të vogla që do të jenë multietnike. Kjo do të thotë që nëse dy partnerë bien dakord për të krijuar një kompani të përbashkët dhe janë nga grupe të ndryshme etnike, mbështetja nga komuna do të jetë maksimale. Vetëm një ose dy persona nga i njëjti grup etnik nuk do të favorizohen.
Comments are closed for this post.