Kanada është shteti i 18-të që e ka ratifikuar protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.
Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme e Kanadasë në Twitter, ata shprehen të kënaqur që së shpejti do t’i dëshirojnë mirëseardhje Maqedonisë së Veriut si anëtarja e 30-të e Aleancës.
“Kanada është e lumtur që ka ratifikuar protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Pasi festojmë 70 vjetorin e NATO-s, presim që t’i dëshirojmë mirëseardhje Maqedonisë së Veriut si anëtarja e 30-të në të ardhmen e afërt”, thuhet në postimin e MPJ-së së Kanadasë.
Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, së pari e ratifikoi Greqia, ndërsa së shpejti pritet ta bëjë edhe SHBA.
Canada is pleased to ratify #NorthMacedonia accession to @NATO. As we celebrate 70 years of #NATO, we look forward to welcoming 🇲🇰 as the Alliance’s 30th member in the near future. #WeAreNATO #Multilateralism #MultilateralismMatters pic.twitter.com/kio5n2ed2x
— Foreign Policy CAN (@CanadaFP) June 19, 2019
Comments are closed for this post.