Pavarësisht njerëzve, të cilët pohojnë se marijuana është një ilaç për gjumin, shkenca e thotë të kundërtën, shkruan CNN.

Fatkeqësisht shkenca nuk është e bindur për efektet pozitive të kanabisit në raport me gjumin. Hulumtuesit që nga vitet e 1970 kanë bërë studime të ndryshme në lidhje me marijuanën dhe efektet e saj.

Përkundër disa studimeve të mëparshme, të cilat kanë pohuar se marijuana i ndihmon njerëzit të bëjnë gjumë më të mirë, sipas studimit të fundit përdorimi i vazhdueshëm i kanabisit mund të ketë ndikim negativ në kualitetin e gjumit.

Gjumi dhe dhimbja kronike

Në studimin e fundit, hulumtuesit kanë pyetur 128 persona mbi moshën 50- vjeçare me dhimbje kronike, në lidhje me kualitetin e gjumit që ata bëjnë. 62 Prej tyre nuk përdornin marijuanë, ndërsa 66 të tjerë ishin përdorues të marijuanës, për arsye mjekësore. Si rezultat ata, të cilët përdornin kanabis, kishin raportuar që ishin zgjuar më rrallë gjatë natës nga dhimbja. Kjo do të thotë që kanabisi mund ta përmirësojë gjumin vetëm me anë të efekteve që i ka përmes dhimbjes tek njerëzit, që vuajnë nga dhimbja kronike.

Si përfundim ekspertët thonë se kanabisi nuk ka asnjë efekt në përmirësimin e kualitetin të gjumit siç është pretenduar deri tani.