Alketa Vejsiu është personazhi i radhës që është prekur nga Koronavirusi. Moderatorja e njohur ka rrëfyer dje për herë të parë para ndjekësve në Instagram, ekperiencën e saj.Fatmirësisht, ajo është në gjendje të mirë shëndetësore dhe i lutet të gjithëve të bëjnë kujdes për veten, pasi Covid-19 nuk është shaka.

“Koronën e kam kaluar, tamponi doli negativ para dy javësh. Qëndrova 14 ditë në izolim në shtëpi. Jam mirë për fat. Kam dëgjuar raste vërtetë të rënda dhe lutem çdo ditë që Zoti të mbrojë njerëzit afër meje dhe të gjithë shqiptarët. Korona nuk është shaka. Kujdesuni për veten. Falënderoni Zotin dhe festoni çdo ditë që keni shëndet dhe jeni në jetë”- shkruan Alketa Vejsiu krahas disa fotove nga Stambolli.