Kallëzime penale kundër dy personave nga Koçani për “shkelje të lirisë së votës”

“Policia nga Koçani deri tek PTHP Koçan ngriti kallëzim penal kundër R.A. (54) dhe B.Sh. (46) nga Koçani për shkak të dyshimit se kanë kryer vepra penale “shkelje e lirisë së votës” sipas nenit 160 paragrafi 1 në përputhje me nenin 19 të Kodit Penal.

Pas një raporti të mëparshëm, u morën masa nga zyrtarët policorë nga Koçani për të zbardhur rastin.

Është përcaktuar se në periudhën nga 08.10.2021 deri më 15.10.2021 në disa raste R.A. dhe B.Sh. me qëllimin për t’i parandaluar ata që të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar, kanë kërcënuar A.D., S. D., A.I. dhe Z.M., të gjithë nga Koçani, se do të pushohen nga puna dhe do t’u merren të drejtat e tjera nëse dalin në votime dhe votojnë për partinë, përkrahësit e së cilës janë”, njoftojnë nga MPB.

Të dyshuarit u gjetën dhe u thirrën në stacionin policorë në Koçan, u mbajtën konsultime me Prokurorinë Publike të Koçanit në detyrë dhe kundër të dyve u ngritën kallëzime penale në Prokurorinë Publike të Koçanit.