Pas një sëmundjeje të shkurtër në moshën 45-vjeçare ka ndërruar jetë Darko Dimovski, kryetar i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM).
“Kolegët, bashkëpunëtorët dhe punëtorët do ta kujtojnë si një luftëtar të madh për të drejtat e punëtorëve që la gjurmë të thella në lëvizjen sindikale dhe punëtore të Maqedonisë. Në emër të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, i shprehim ngushëllimet më të thella familjes së tij”, njoftoi sot LSM-ja.
Varrimi i Dimovskit do të bëhet nesër në orën 13:00. Miqtë, kolegët, punëtorët, qytetarët, do të mund t’i japin lamtumirën e fundit dhe shprehin ngushëllimet e tyre nga ora 12:00 në kapelën e varrezave të qytetit të Butelit.
Comments are closed for this post.