Ka filluar Konferenca e parë për shkencë të materialeve nën organizim të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë dhe Qendrës për hulumtime për mjedisin jetësor dhe materiale.

Bashkëpunëtorja e lartë shkencore në Qendrën për mjedis jetësor dhe materiale në ASHAM, Aleksandra Ivanoska-Daciq në deklaratën për MIA-n ka sqaruar se kjo ka qenë e planifikuar që para tre vitesh, megjithatë, ndodhi koronavirusi dhe e njëjta është shtyrë.

“Konferenca me një ligjëratë plenare e hapi nobelisti Den Shehtman i cili mori çmimin Nobel në vitin 2011 për zbulimin e kuazikristaleve. Ndër organizatorët kryesor, këtu është edhe Pançe Naumov nga Universiteti i Nju Jorkut në Abu Dabi i cili është anëtar i jashtëm i ASHAM-it. Tema e konferencës janë materialet, ajo është e ndarë në disa panele”, shtoi Ivanoska-Daciq.

Veçanërisht është e rëndësishme, siç theksoi ajo, sepse organizohet për herë të parë me një temë të tillë, ku materialet trajtohen më gjerësisht.

“Kontribut të rëndësishëm jep edhe fakti se nobelisti Shehtman është nobelisti i parë në fushën e kimisë i cili vjen në Maqedoni. Ligjërues plenar janë të gjithë ekspertët e spikatur në këtë sferë. Kontribut japin gjithashtu edhe ligjëruesit vendas dhe ata të gjithë janë studiues dhe shkencëtar të etabluar. Konferenca është e hapur për të gjithë ata që duan të marrin pjesë dhe janë të interesuar të shohin se çfarë po ndodh në botë dhe në vendin tonë, në fushën e materialeve”, nënvizoi Ivanoska – Daciq.

Konferenca do të mbahet për tre ditë dhe, ndërsa siç është paralajmëruar do të marrin pjesë shkencëtarë dhe ekspertë nga vendi, si dhe nga Italia, Irlanda, Finlanda, Mbretëria e Bashkuar, Republika e Çekisë, Japonia dhe SHBA-ja.