Gjumi është një nga elementët më të rëndësishëm në mirëqenien e një personi dhe mungesa e tij mund të shkaktojë shumë pasoja negative fizike, mendore dhe emocionale. Për mjekësinë tradicionale kineze, nëse vlerësojmë modelin e gjumit, mund të zbulojmë shumë informacione të rëndësishme lidhur me shëndetin tonë të përgjithshëm.
Një nga faktorët që duhet analizuar është koha kur ne zakonisht flemë dhe zgjohemi për të filluar një ditë të re. Më poshtë po listojmë oraret kryesore të gjumit dhe mesazhet e trupit tuaj pas secilit prej tyre.
Nëse keni vështirësi për të fjetur mes orës 21.00 dhe 23.00
Ju mund të vuani nga stresi, prandaj rekomandimi është të bëni aktivitete që lejojnë pushim dhe relaksim, të tilla si meditimi, për të përmirësuar gjumin. Çaji para gjumit është gjithashtu një opsion i mirë.
Nëse keni vështirësi për të fjetur midis orës 23.00 dhe 01.00
Nëse është e vështirë për ju të flini në këtë orar, mund të jetë për shkak të ndonjë situate emocionale. Kjo është koha kur fshikëza e tëmthit është aktive, një organ i lidhur me vetëpërballimin e situatave dhe faljen, sipas mjekësisë tradicionale kineze.
Nëse orari 01.00 dhe 03.00
Kushtojini vëmendje ndjenjave tuaja negative të tilla si zemërimi dhe zhgënjimi dhe energjia e tepërt yang. Sugjerimi për ju është të pini një gotë ujë të ftohtë dhe të përfshini meditimin në rutinën tuaj.
Zgjoheni midis orës 03.00 dhe 05.00
Zakonisht do të thotë që një forcë më e lartë përpiqet të komunikojë me ju, duke ju drejtuar në një rrugë më të mirë, në një qëllim më të madh në jetë. Përveç kësaj, lidhet me problemet e mushkërive dhe trishtimin gjithashtu. Për t’ju ndihmuar, praktikoni ushtrime të frymëmarrjes.
Nëse problemi juaj i gjumit është midis 05.00 dhe 07.00
Në jetën tuaj ndoshta ka bllokime emocionale për të cilat duhet të punoni. Për mjekësinë kineze, ky orar lidhet me energjitë e emocioneve të bllokuara. Shtrini muskujt tuaj dhe kërkoni mënyra për të punuar me emocionet, duke i forcuar ato dhe duke u bërë më të përkushtuar ndaj mirëqenies dhe lumturisë suaj.
Duke kuptuar këto mesazhe do të kemi mundësi të përmirësojmë cilësinë e jetës sonë.
Comments are closed for this post.