Miratimi i djeshëm i raportit nuk do të thotë se Parlamenti Evropian nuk e njeh gjuhën maqedonase ose identitetin maqedonas dhe nuk duhet të kuptohet në atë mënyrë, sepse ato nuk mund të merren as përmes lobimit as përmes votimit, thotë eurodeputetja sllovene me origjinë maqedonase Irena Joveva.
“Kjo është sepse PE-ja, nuk e merr dhe do të marrë kurrë përsipër të vendos për asgjë në lidhje identitetin dhe gjuhën e cilitdo popull, përfshirëe dhe popullin maqedonas. Identiteti nuk mund të merret as përmes lobimit dhe as përmes votimit. Ndodhi ajo që ndodhi. E di që është e vështirë, dhe nuk është e drejtë, ashtu siç shumë gjëra të tjera nuk janë të drejta, ndoshta edhe më të padrejta se ajo që ndodhi me votimit. Por megjithatë dua që populli ta dinë se ky është edhe sinjal se PE-ja nuk dëshiron të ndërhyjë në këtë sepse e njeh popullin maqedonas, identitetin maqedonas dhe gjuhën maqedonase”, thotë Joveva në deklaratë për Kanal 5.
Ajo nuk është dakord që lobimi greko-bullgar mbizotëroi midis eurodeputetëve për të pranuar amendamentet për të fshirë identitetin dhe gjuhën maqedonase nga raporti.
“Nëse ai lobim do të kishte mbizotëruar, do të vendosej amandamenti gjuhë moderne, identitet modern, maqedonase, as nuk e di se çfarë donin, por nuk kishte asnjë mënyrë që të miratohej. Në fund, megjithatë, ata mbizotëruan në kuptimin që ajo pjesë e tekstit u fshi. Por kjo nuk është për shkak të tyre. Është sepse PE nuk e merr dhe nuk do ta marrë kurrë përsipër të vendosë për asgjë në lidhje me identitetin dhe gjuhën e ndonjë populli, përfshirë maqedonas”, thotë Joveva.
Sa i përket mesazhit që po i dërgohet vendit, por edhe popullit maqedonas, me të gjithë debatin rreth gjuhës dhe identitetit, me amendamentet nga eurodeputetët bullgarë dhe grekë, por edhe rreth rezultatit përfundimtar, ajo beson se atyre nuk duhet t’u kushtohet shumë rëndësi.
“Shteti maqedonas, politika maqedonase, madje edhe populli maqedonas, duhet të përqëndrohen në përparimin, në procesin e reformave që duhet të shërbejnë për një jetë më të mirë për qytetarët, jo për BE-në, apo ndonjë vend tjetër anëtar, por për qytetarët, dhe ky duhet të jetë mesazhi. Unë në këtë raport e shoh si mesazh për këtë. Sepse thelbi i raportit, nëse nuk diskutojmë për gjuhën dhe identitetin, është pozitiv. Dhe duhet të jem optimiste. Dua të jem optimiste sepse e di që populli, populli maqedonas meriton më mirë se ajo që ka. Dhe nuk do të ketë më mirë nëse nuk vazhdojmë me rrugën evropiane”, thotë Joveva.
Eurodeputetja sllovene dje, në debatin në PE-së mbi raportin e vendit u tha kolegëve të saj se “një identitet që ka mbijetuar për shekuj nuk do të zhduket për shkak të një vote apo lobimi”.
“Ky raport nuk ka të bëjë me drejtën e ekzistencës së popullit maqedonas, gjuhën maqedonase apo identitetin maqedonas. Edhe pse vetë fakti që një pjesë e tillë ekziston në tekstin e raportit mua nuk më shqetëson personalisht, unë e mbështes atë dhe nuk do të votoj për fshirjen e tij, megjithatë duhet të jem e drejtë dhe t’i them popullit maqedonas: E di që dhemb – më dhemb edhe mua personalisht – por mos pranoni narrativa nga politikanë që do të pretendojnë se Parlamenti Evropian ju ka hequr identitetin ose gjuhën. Kjo nuk është e vërtetë. Atyre që pretendojnë pikërisht këtë, sepse duan gjithçka përveç drejtësisë, u them: gjuha maqedonase është autentike dhe përpjekjet tuaja janë një trillim modern. Një identitet që ka mbijetuar me shekuj nuk do të zhduket për shkak të një vote ose për shkak të lobimit tuaj. Që të ekzistojë, populli maqedonas nuk ka nevojë për lejen tuaj, dhe për ta pranuar këtë, ju nevojitet ndershmëri, integritet dhe guxim”, tha Joveva në PE.
Comments are closed for this post.