Boris Johnsoni ”nuk përtoi” të bënte një gafë, që ditën e parë si kryeministër i Britanisë së Madhe.

I njohur gjerësisht për gafat e tij, në Dhomën e Përfaqësuesve, banori më i ri i 10 Downing Street zbuloi një shaka të mbretëreshës në takimin solemn në Buckingham Palace, ku u zyrtarizua detyra e tij.

Bëhet fjalë për një parregullsi të vogël, por që përfaqëson gjithashtu një shkelje të protokollit, sipas të cilit përmbajtja e bisedimeve mes sovranit dhe kryeministrave mbetet gjithmonë sekret.

Por, Boris Johnsoni nuk e mbajti një sekret të tillë.

Sipas medieve, mbretëresha Elizabeth II kishte bërë shaka me Boris Johnsonin për çështjen e postit të kryeministrit.

”Pse të gjithë duan të bëhen kryeministra?”, ishte shakaja e Madhërisë së Saj, shaka që duhej të mbahej gjithsesi sekret, por që kryeministri britanik nuk e bëri një gjë të tillë.