Sipas një studimi të ri nga Universiteti i Sheffield, jeta aliene mund që të gjendet në Sistemin Diellor, aty ku yjet janë ngjitur me njëri-tjetrin, duke e bërë një zonë të banueshme. Studimet e mëparshme janë përqendruar kryesisht në planetët dhe jetën e mundshme rreth yjeve që janë të ngjashme me tonat, duke filluar nga supozimi se çdo sistem tjetër diellor në të cilin mund të ketë një jetë, do të jetë e ngjashme me sistemin tonë diellor.
The Independent shkruan se studimi i ri sugjeron se formimi i yjeve në sistemet binare, i jep mundësinë planeteve të tjera të kenë temperaturën e duhur, ku mund të ketë ujë dhe jeta mund të lulëzojë. Kur arrijnë në yllin e tretë, yjet binare mund të “shtyhen” së bashku dhe me këtë zgjerohet zona e jetesës. Zona e banueshme – Goldilocs është një distancë nga një yll, i cili nuk është as shumë i nxehtë as tepër i ftohtë.
Besohet se përafërsisht një e treta e sistemeve të yjeve në galaktikën tonë përbëhen nga këto çifte binare. Zbulimi se sistemet diellore të qëndrueshme mund të zhvillohen në vende që janë shumë të ndryshme nga tonat, tregon qartë se sa pak të dhëna ekzistojnë për to. Një studim i ri mund të zbulojë më tej se çfarë po ndodh rreth këtyre sistemeve dhe të përpiqet të zbulojë se çfarë lloj mjedisi mund të gjendet atje.
Comments are closed for this post.