Sot, 20 shkurt, 2019 Ambasada e Japonisë në Shkup do të festojë përvjetorin e 25-të të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Japonisë dhe Maqedonisë së Veriut si dhe do të nënshkruajë grant kontrata në vlerë prej 431.885 EUR.
Ceremonia e nënshkrimit të granteve do të hapet nga Ambasadorja e Japonisë, Sh.S., znj. Keiko Haneda, së bashku me Ministrin e Shëndetësisë, Sh.T., z. Venko Filipçe, Ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Sh.T., z. Arbër Ademi, Ministrin e Vetëqeverisjes Lokle, Sh.T., z. Suhejl Fazliu dhe Zëvendës ministrin e Punës dhe Politikës Sociale, Sh.T., z. Gjonyl Bajraktar.
Kjo është shuma më e lartë vjetore në kuadër të Grant Programit për Projekte të Vogla (GGP) dhe fitues janë 3 institucione të shëndetit publik, 3 institucione për arsim publik dhe 3 ndërmarrje publike komunale në gjashtë rajone.
Pas ceremoinsë së nënshkrimit, në orën 18:30, në pritjen kryesore për kremtimin e 25 vjetorit, Ambasadorja e Japonisë, Sh.S., znj. Keiko Handeda dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Sh.T., z. Nikolla Dimitrov do t’i drejtohen të ftuarve dhe së bashku me 9 fituesit e GGP ndihmës do të ngrejnë dolli për bashkëpunimin dhe miqësinë mes dy vendeve.
Vite me radhë Japonia e ka mbështetur Maqedoninë në zhvillimin e infrastrukturës, ka dhuruar grante në fushën e shëndetësisë, arsimit, ambientit, fatkeqësive natyrore, krizave të refugjatëve, si dhe ndihma emergjente me mbi 420 milion euro.
Comments are closed for this post.