Neto rroga e paguar mesatare mujore për të punësuar në muajin dhjetor të vitit të kaluar paraqiste 25.784 denarë dhe në raport me dhjetorin e vitit 2017 është rritur për 8,1 për qind, kumtoi sot Enti shtetëror për statistika.e

Rritja i referohet, para së gjithash, neto rrogës së paguar më të lartë mesatare mujore për të punësuar në sektorët: Informata dhe komunikime (28 për qind), Art, argëtim dhe rekreim (24,3 për qind) dhe Xehtari dhe nxjerrje e gurit (20,9 për qind).

Neto rroga e paguar mesatare mujore për të punësuar, në dhjetor, në raport me nëntorin e vitit të kaluar është rritur në sektorët: art, argëtim dhe rekreim (22,1 për qind), informata dhe komunikime (22,1 për qind) dhe tregti me shumicë dhe pakicë; riparim i automjeteve motorizuese dhe motoçikletave (12,3 për qind).

Bruto rroga për të punësuar në dhjetor të vitit të kaluar paraqiste 37.704 denarë.