Shkolla e “Jahja Kemal” është plotësisht e përgatitur për fillimin e vitit të ri shkollor me prezencë fizike.

Nxënësit të cilët ndjekin mësimin në këtë shkollë, nga 1 tetori do të kenë mundësinë të ndjekin mësimin me prezencë fizike, ashtu siç edhe e vendosi Ministria e Arsimit dhe Qeveria, që nxënësit e klasës nga e para deri në të tretën, mësimin ta ndjekin në shkollë.

Jahja Kemal ka ndërmarë të gjitha masat dhe protokolet për mbrojtjen e shëndetit të nxënësve. Do të respektohet distanca fizike dhe dezinfektimi i duarve.

Fëmijëve në hyrje të shkollës do u matet temperatura si dhe do të dezinfektojnë duart. Ata do të ulen të vetëm në çdo bankë.

Jahja Kemal gjithashtu ka bërë dhe do të bëjë përsëri dezinfektimin e hapësirave në shkollë, sikurse klasat, toaletet dhe zyrat.