Një situatë tejet alarmante është duke kaluar edhe Spanja si pasojë e pandemisë së koronavirusit. Autoritetet e Shëndetësisë në këtë shtet kanë bërë të ditur se vetëm gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 832 persona të prekur me koronavirus. Deri mëngjesin e së shtunës, në Spanjë kanë ndërruar jetë 5694 persona, të cilët kanë qenë të prekur me koronavirus, ndërsa mbi 70 mijë është numri i të prekurve. Kjo është dita më e errët në Spanjë që prej shpërthimit të pandemisë. Ndërkohë numri i rasteve me koronavirus në Itali ka arritur në 86,498, sipas një raporti nga studiuesit në Universitetin Johns Hopkins. Kjo e vë vendin evropian përpara Kinës, ku janë konfirmuar 81.946 infeksione. Të dy janë më pak se mbi 104,000 raste të raportuara në Shtetet e Bashkuara. Më shumë se 9,000 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi në Itali, më shumë se kudo tjetër në botë. Në SHBA., ka pasur rreth 1.700 vdekje deri më tani. Italia pati vdekje 969 vdekje të Premten – rritja më e madhe një ditore që nga fillimi i krizës. Edhe Zvicra është një nga vendet më të prekura prej Covid-19, me më shumë se 13,000 raste pozitive dhe mbi 200 vdekje. Për shkak të përhapjes së koronavirusit, qeveria e ka kategorizuar situatën në vend si “të jashtëzakonshme”. Qeveria ka urdhëruar mbylljen e bareve, restoranteve, ambienteve sportive dhe hapësirave kulturore. Vetëm bizneset që ofrojnë mallra thelbësorë – siç janë dyqanet ushqimore, furrat buke dhe farmacitë – duhet të qëndrojnë të hapura. Ndërkohë qyteti i Kinës Vuhan, ku koronavirusi është shfaqur për herë të parë në fund të vitit të kaluar, është rihapur pjesërisht, pas më shumë se dy muaj në izolim. Njerëzit tani lejohen të hyjnë në Vuhan, por jo të dalin. Qyteti i provincës Hubei, me 11 milionë banorë, është izoluar në janar. Pjesa më e madhe e rrjetit të metrosë së Vuhanit është rihapur po ashtu, ndërsa disa qendra tregtare do të rinisin punën javën e ardhshme. Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins në SHBA, 3.299 njerëz kanë vdekur në Hubei pas diagnostikimit me koronavirus.