Edhe nëse Donald Trump nuk arrin të triumfojë në zgjedhjet presidenciale, Zonja e Parë e SHBA-së, Melania Trump do mbahet mend gjatë.
Melania Trump është Zonja e Parë e Presidentit të 45 të Amerikës, Donald Trump.
Ajo u martua me Trmup ne 2005 dhe ka marrë nënshtetësinë amerikane në 2006.
Gjuhët
Melania mund të flasë më shumë gjuhë se çdo Zonjë e Parë tjetër para saj: anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, serbisht dhe natyrisht gjuhën e saj amtare, sllovene.
Kjo e bën atë gjithashtu Zonjën e Parë, gjuha e parë e së cilës nuk është anglisht.
Feja
Pas Jacqueline Kennedy, Melania është Zonja e Parë e dytë që është një Katolike praktikuese.
Ajo u takua me Papa Françeskun si pjesë e një turneu të huaj me burrin dhe Ivankën vitin e kaluar.
Karierë
Melania ishte një modele e suksesshëm, e cila ka pozuar për emra prestigjoz si: Sports Illustrated, Vanity Fair, Vogue, Harper’s Bazaar dhe GQ.
Aftësitë e saj nuk kufizohen në shtyp, dhe ajo u shfaq në një reklamë për Aflac, një kompani amerikane e sigurimeve, në 2005.
Familje
Prindërit e Melania janë Amalija Knavs dhe Viktor Knavs dhe çifti jetojnë së bashku në Uashington.
Ajo ka një motër, Ines, e cila raportohet të jetojë në Neë York dhe të punojë si artiste.
Bamirësi
Më 7 maj 2018, Melania nisi fushatën e saj si Zonja e Parë, BE BEST, e cila Shtëpia e Bardhë e përshkruan si “një fushatë ndërgjegjësimi e përqendruar tërësisht rreth mirëqenies së fëmijëve”.
Ekzistojnë tre fillesa kryesore për iniciativën: mirëqenia, media sociale dhe abuzimi me opioidet./albeu.com/
Comments are closed for this post.