Gjatë javës së kaluar (prej 11 deri më 17 shkurt), në shtet janë regjistruar 2.943 të sëmurë nga gripi, që është rritje për 31 për qind krahasuar me javën para asaj kur ishin regjistruar 2.246 të sëmurë nga gripi, citohet në raportin, që në ueb faqen e saj e publikoi Instituti për Shëndet Publik.
Numri i personave të paraqitur këtë javë është më i vogël për 21,1 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të sezonit të kaluar.
Këtë javë, në laboratorin virologjik të ISHP-së kanë arritur 112 materiale për testim të gripit, prej të cilave 72 (64,3 për qind) janë pozitive për praninë e virusit të gripit – 50 influenza A(H1)pdm, nëntë influenza A(H3) dhe 13 influenza A të pasaktësuar.
Numër më i madh i të sëmurëve (1.861) janë paraqitur në grupmoshën prej 15-65 vjet, ndërsa incidencë më të lartë prej 284 në 100.000 banorë është regjistruar te fëmijët e moshës deri 4 vjet.
Sipas të dhënave të 26 njësive raportuese, numër më i madh i të sëmurëve janë paraqitur nga rajoni i Qendrës për shëndet publik Strumicë (486), ndërsa incidencë më e lartë është regjistruar në rajonin e Njësisë rajonale Kavadar (673,9 në 100.000 banorë).
Në sezonin 2018/2019 numri i tërësishëm i të sëmurëve nga gripi arrin 9.314.
Sipas të dhënave të Drejtorisë për Shëndet Elektronik, janë vaksionuar 19.992 persona me vaksina falas kundër gripit sezonal (persona më të moshuar se 65 vjet me pension nënmesatar ose pa të ardhura), përkatësisht 71,4 për qind e numrit të tërësishëm të vaksinave të furnizuara.
Comments are closed for this post.