Ish-shefi i policisë serbe, Zharko Popoviq, duke folur për rastin e vrasjes së Vanjës, ka theksuar se në hetim janë bërë një numër i madh lëshimesh.
Popoviq tha se i gjithë rasti po zhvillohet në mënyrë jashtëzakonisht joprofesionale dhe për këtë duhet të mbajë përgjegjësi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.
Popoviq deklaroi se, i parë si profesionist, ka pasur shumë palogjikshmëri dhe publikim të konkluzioneve të nxituara, të cilat më pas rezultuan të paverifikuara, madje edhe të pasakta.
Si shembull Popovoci tregon se Spasovski menjëherë ka deklaruar se bëhet fjalë për kidnapim me qëllim të kërkimit të parave, por në fakt nuk ka pasur kërkesë për shpërblim, por vajza është rrëmbyer, dërguar në pyll dhe menjëherë është vrarë.
Ai tregon se në çështjen dhe krimin mungojnë elementët kryesorë.
Nuk kemi asnjë motiv, nuk kemi asnjë mjet për të kryer krimin, asnjë raport nga mjekësia ligjore, nëse ka pasur aktivitete seksuale, nëse vajza është torturuar para se të vritej. Kjo mund të kontrollohet. Nuk kemi asgjë nga këto, vetëm se ajo u qëllua për vdekje. Raportet janë mjaft skicë dhe më pas krijon dyshime të mëtejshme në opinion.
Po të isha kryetar i qeverisë së Maqedonisë do ta ndërroja këtë ministër të punëve të brendshme për dy minuta, ai nuk duhet të sillet kështu. Ai nuk duhet të bëjë asnjë deklaratë, nuk është punë e tij. Këtu është kompetent prokurori i shtetit, sepse është kompetent. Ai e mban çështjen dhe duhet të japë shpjegime, sepse të dyshuarit duhet t’i merrte në pyetje bashkë me policinë, i merr në pyetje, merr pjesë në biseda bashkë me policinë dhe me mbrojtësit e të arrestuarve. Këtu tashmë ka shumë gabime procedurale dhe jologjike, analizon Popoviq.
Comments are closed for this post.