Ish-këshilltari i presidentit Trump e ka quajtur sulmin e Vladimir Putin ndaj Ukrainës një akt mbrojtjeje ndaj Rusisë, ai shkon edhe më tej ndërsa e quan presidentin ukrainas Zelensky jo-demokratik dhe pretendon se mediet në SHBA nuk po transmetojnë atë çka po ndodh në Ukrainë në të vërtetë.

Për ish-këshilltarin e presidentit të 45-të të SHBA-ve Donald Trump, veprimi i kreut të Kremlinit në 24 shkurt është i një natyre mbrojtjeje.

Ish-këshilltari i Trump, Roger Stone pretendoi se informacioni i asaj që po ndodhte në Ukrainë nuk vjen në mënyrë objektive për amerikanët.

Roger Stone: Ukraina vështirë se është ajo që na thonë mediet. Në fakt, ukrainasit përdorën tokën e tyre për të vendosur njësi raketash me dy lëshime. Në fakt, atje ka laboratorë biologjike që financohen nga taksat tona dhe po përgatisin Zoti e di se çfarë murtaje për të sulmuar popullin rus. Putini po vepron në mënyrë mbrojtëse, ai nuk po vepron në mënyrë fyese. Por ju nuk lexoni për këto në mediet kryesore amerikane.

Ish-këshilltari i Trump madje e quajti presidentin Zelenski jo-demokrat, duke vënë në dukje arrestimin ish-opozitarin pasi erdhi në pushtet.

Roger Stone: Menjëherë pas fitores së zgjedhjeve, Zelensky arrestoi një kandidat të partisë opozitare, e shpalli vetë partinë të paligjshme dhe mbylli tre kanale televizive që kritikonin qëndrimin e qeverisë. Kjo nuk është demokratike dhe deklaratat e politikanëve amerikanë për nevojën për të mbështetur demokracinë në Ukrainë tingëllojnë hipokrite, pasi autoritetet e Kievit vështirë se mund të quhen të tilla.

Deklaratat e ish-këshilltarit të Trump janë ndër të vetmet kundër presidentit ukrainas, përballë një bote të bashkuar në krah të tij.