Pas dy javëve pasi filloi të shlyej dënimin me burg, ish-gjykatësi dhe ish-kryetari i Gjykatës Penale, Vlladimir Pançevski sot pritet të dal nga burgu i “Shuto Orizares.

Gjykata e Lartë, pas shqyrtimit të aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Veles dhe Gjykatës së Apelit në Shkup, ka marrë aktvendim me të cilin revokon aktgjykimin e formës së prerë dhe lëndën e kthen në rigjykim.

Drejtori i burgut të “Shuto Orizares”, Filip Andov për “Kanal5” konfirmon se e ka pranuar vendimin e Gjykatës së Lartë dhe se gjatë ditës Pançevski do të lëshohet në liri.

Ankesa deri te Gjykata e Lartë, është dërguar nga avokati i tij për shkak të shkeljes së Kodit Penal dhe Ligjit për Procedurën Penale, përkatësisht për shkak të shkeljes të së drejtës për mbrojtje.

Gjykata e Velesit, Pançevskin e dënoi së pari me 3.6 vjet burg, ndërsa Gjykata e Apelit pastaj e uli në 2.6 vjet burg. Ai u shpall fajtor për keqpërdorim të sistemit AKMIS të shpërndarjes së lëndëve gjyqësore.