Sondazhi më i ri në Republikën e Maqedonisë së Veriut, i zhvilluar nga Qendra për Hulumtime Anketuese e Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI) ka të dhëna edhe për atë se kush janë ministrat më të suksesshëm në Qeverinë aktuale.
Sipas këtij hulumtimi që ka të bëjë me muajin mars, në pyetjen për ministrat më të suksesshëm kryeson vetë kryeministri Zoran Zaev me 13 %,
Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe 6%
Ministri i MPB, Oliver Spasovski 4%
Zv/kryeministri parë dhe Ministri për Sistem Politik, Artan Grubi 3%
Ministri i jashtëm, Bujar Osmani 3%
Zv/kryeministri për eurointegrime, Nikola Dimitrov 3%
Ministri i Bujqësisë, Arjanit Hoxha 2%
Ministri i Financave, Fatmir Besimi 2%
Zv/kryeministri për ekonomi, Fatmir Bytyqi 2%
Ndërsa pjesa tjetër e kabinetit qeveritar ka marrë notën 1%. Anketa e IRI është zhvilluar gjatë periudhës 4 mars – 6 prill 2021, ku janë anketuar 1222 anketues.
Comments are closed for this post.