Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot duhet të vazhdojë seancën e 86-të ku në rend dite është interpelanca e ministrit për Punë të Brendshme Oliver Spasovski, të dorëzuar nga opozita.

Krahas interpelancës ndaj ministrit Spasovski, deputetët do të diskutojnë edhe për disa propozim- zgjidhje ligjore ku një pjesë e tyre janë në lexim të parë, ndërsa një pjesë tjetër duhet të sillen në procedurë të shkurtuar.

Seanca ka filluar të hënën kur është miratuar vendimi për dërgimin e pjesëtarëve të ARM-së në operacionin paqësor në Afganistan. Pastaj seanca është ndërpre me arsyetimin se disa propozim-zgjidhje ligjore që janë në rend dite, duhet të rishikohen në komisionet amë.