Klubi i mjekëve të rinj në Maqedoni thekson se është me rëndësi të madhe që të ketë sukses projekti që e paralajmëroi Ministria e Shëndetësisë, që mjekët e rinj pas marrjes së licencës do të kenë mundësi për praktikë të paguar gjashtë mujore.

Sipas tyre, bëhet fjalë për projekt që do të shpenzojë shumë mjete nga buxheti i shëndetësisë.

“Për shkak të kësaj, mendojmë se suksesi është me rëndësi të madhe jo vetëm për ne, por edhe për të ardhmen për marrëdhëniet me pushtetin qendror. Që të ketë sukses projekti mendojmë se duhet të shpenzohet më shumë kohë në fazën përgatitore dhe analizimin e modelit”, thonë nga Klubi i mjekëve të rinj.

Ata shtojnë se duhet të kihet kujdes në atë se sa do të jetë e sigurt punësimi i mjekëve të rinj, nëse në konkurs paraqiten edhe mjek më të vjetër nga gjeneratat e mëparshme.

“Ky projekt duhet të çojë në përmirësimin e kushteve si për mjekët e rinj, po ashtu edhe për pacientët. Për këtë arsye është e nevojshme analizë më profesionale dhe më e detajuar, në ndërtimin e modelit për këtë projekt”, thonë nga Klubi i mjekëve të rinj.