VMRO-DPMNE përpara LSDM-së dhe në hulumtimin e bërë nga Institui për demokraci “Societas Civilis” – Shkup (IDSCS), Instituti demokratik kombëtar (NDI) dhe Qendra për menaxhim me ndryshime (QMN) me mbështetje financiare nga Qeveria e Zvicrës.
Në pyetjen “Nëse zgjedhjet do të mbaheshin javën e ardhshme, për cilën parti do të votonit?”, më shumë se gjysma e të anketuarve janë përgjigjur se nuk do të votojnë apo se nuk e dinë se për kë do të votojnë. 17% e të anketuarve do të votonin për VMRO-DPMNE-në, për LSDM-në 12%, BDI-ja mori mbështetje nga 8% e qytetarëve të aneketuar, 4% thanë se do të votonin për të majtën, 3% për Aleancën për shqiptarët, ndërsa 1% mbështetje mori Lëvizja Besa.
Sondazhi në terren u krye në periudhën 22 shkurt – 9 mars 2023 prej 1002 të anketuarish mbi 18 vjeç në të gjithë territorin e vendit, nëpërmjet metodës ballë për ballë.
Comments are closed for this post.