Sot, në hapësirat e Ministrisë së Punëve të Jashtme u mbajt mbledhja inauguruese e Këshillit strategjik të politikës së jashtme. Në mbledhje, fjalim hyrës mbajti Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani i cili i prezantoi qëllimet e themelimit të këtij trupi këshillëdhënës dhe profesional në kuadër të projektit strategjik në MPJ-së – “Reflektime 2030”.

“Reflektime 2030” parashikon një proces aktiv dhe të gjerë shoqëror dhe konsultativ që bazohet mbi tri shtylla themelore: formimin e një Këshilli strategjik për politikë të jashtme, mbajtjen e konferencave tematike ad-hoc dhe të një sërë panelesh me grupe interesi me qëllim forcimin e linkut me publikun dhe segmentin qytetar të shoqërisë. Projekti “Refleksion 2030” ka për qëllim mundësimin e një “qasjeje të re të bazuar në inpute dhe ekspertizë”, nëpërmjet të cilit do të mblidhen, evaluohen dhe kanalizohen mendime dhe qëndrime të ndryshme për kursin strategjik të politikës së jashtme të vendit.

“Qëllimi final i këtij projekti është përpunimi i një strategjie gjithëpërfshirëse i cili do të ofrojë një botëkuptim ndryshe, përmbledhje nga aspekte të ndryshme, një lloj refleksioni thjerrëzash të ndryshme, të bazuar në inkluzivitet dhe participim të të gjithë aktorëve shoqërorë relevantë. U kujdesa të kemi një përfaqësim të gjerë shoqëror intelektual dhe profesional. Nuk ngurrova të ftojë edhe individë që kanë qëndrim politik të fortë dhe publik, por që në të njëjtën kohë janë të liruar nga trysnia e politikës ditore” – deklaroi Ministri i Punëve të Jashtme z. Osmani.

Në mbledhje u shqyrtuan drejtimet dhe u shkëmbyen mendime rreth proceseve të zhvillimit të strategjisë dhjetëvjeçare të politikës së jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut.