MPB njofton se gjatë ditës së djeshme në ora 11:35 në bulevardin “Jane Sandanski” në Shkup policia ka privuar nga liria F.I.(30) nga fshati Studeniçan i Shkupit, pasi tek i njëjti kishte gjetur dhe konfiskuar qese me marihuanë.
“Gjegjësisht, ai më herët me motoçikletë nuk është ndalur në shenjën ndaluese të dhënë nga zyrtarët policorë, ka vazhduar të lëvizë dhe pas një kohe të shkurtër ka lënë motoçikletën dhe çantën e ka hedhur në lumin Vardar, pas çka ka vazhduar të ikë. Ai është kapur dhe është arrestuar ndërsa është gjetur edhe çanta”, thonë nga MPB.
Comments are closed for this post.