Igor Filkov është kandidat i Lëvizjes ZNAM – Për Maqedoninë tonë për ministër të Drejtësisë, ndërsa Goran Minçev është kandidat për ministër të Administratës Publike.

Emrat e anëtarëve të qeverisë së re nga partia e Maksim Dimitrievskit u përcaktuan në seancën e Bordit Qendror të partisë sonte, ndërsa më pas në një konferencë për media i bëri të ditur zëdhënësi i ZNAM-it, Nikolla Memov.

Ai tha se negociatat me partnerët e koalicionit në qeverinë e ardhshme vazhdojnë për dy pozita zëvendësministrash, por ende nuk janë përcaktuar. Gjithashtu, ZNAM do të negociojë për pozicione në shkallën e tretë, pra për poste drejtoresh.

Lëvizja ZNAM – Për Maqedoninë tonë në zgjedhjet parlamentare fitoi gjashtë deputetë, ndërsa nënkryetarja e partisë Vesna Bendevska është njëra nga tre nënkryetaret e Kuvendit.