Deputeti i Partisë Kombëtare Popullore  në Indi, Tirong Aboh  dhe djali i tij, u vranë nga një sulm i befasishëm në Arunachal Pradesh të marten e kaluar. Sulmi ndodhi në zonën Bogapani të rrethit Tirap.

Si pasojë e sulmit që iu bë eskortës së deputetit të paktën 11 persona kanë humbur jetën, raportojën mediat e huaja.

Tirong Aboh, ishte një ligjvënës i Partisë Kombëtare Popullore (NPP) nga Khonsa Ëest të distriktit Arunachal Pradesh dhe djali i tij, Longgem Aboh mbetën të vrarë mes të tjerëve.

Pema Khandu, zyrtar i lartë në Arunachal Pradesh u shpreh:

Sipas raportimeve të policisë, 11 persona, përfshirë ligjvënësin Tirong Aboh u zunë në pritë dhe u vranë mes Khonsa dhe Deomali nga militantë të armatosur.

Militantët që i përkasin Këshillit Kombëtar Socialist të Nagaland (NSCN) dyshohet të jenë pas sulmit. Zyrtari i sigurimit personal të Aboh thuhet se është në gjendje kritike për jetën gjithashtu.