Momente të tmerrshme paniku për një çift të ri gjerman në Hamburg, të cilët harruan foshnjën e sapolindur në taksi, teksa po ktheheshin nga spitali për në shtëpi.
Tentativat për të ndaluar mjetin kur kuptuan çfarë kishin bërë, rezultuan të kota, pasi taksia bashkë me foshnjën i ranë kryq e tërthorë qytetit.
Kur taksisti pa pasagjerin e pazakontë, lajmëroi policinë, e cila gjeti prindërit dhe e riktheu foshnjën në shtëpi.
Pasi paguan taksinë në kthimin nga spitali, çifti mbylli dyert, por teksa mjeti u nis, kuptuan se diçka mungonte, shkruan noa.al.
Rezultuan të kota tentativat e babait për të ndaluar taksinë dhe për të tërhequr vëmendjen e shoferit, i cili nuk pikasi asgjë, pasi foshnja flinte.
Në bashkëpunim me policinë u bë i mundur kthimi i fëmijës tek prindërit.
Comments are closed for this post.