Një vajzë 23-vjeçare nga Kina ka vendosur ta klonojë qenin e saj të ngordhur pasi ai nuk i përballoi kancerit të mushkërive.

Qeni i racës “Golden Retriever”, i quajtur Hu Hu, ngordhi javën e kaluar në një klinikë në Taiyuan, në pjesën qendrore të Kinës.

“Edhe nëse kopja e tij nuk do të jetë saktësisht sikur Hu Hu, kjo do të jetë situate më e përafërt që ne të ribashkohemi”, tha biznesmenja kineze.

Ajo ka vendosur që qenin e ngordhur ta klonojë në një laborator në Pekin, ndërsa kjo do t’i kushtojë mbi 48 mijë euro.

“Hu Hu e ka kaluar tërë jetën duke më shoqëruar mua, prandaj dua të bëj diçka për të. Nuk jam martuar ende dhe doja që ai të ishte në dasmën time me mua, por kjo dëshirë nuk do të më realizohet. Për këtë arsye, dëshiroj që ta klonoj që ta shmang pendimin”, tha kinezja.

Pronarja e kishte angazhuar një veteriner që t’i marrë qelizat e qenit kur kafsha ishte shumë e sëmurë.

Ajo shtoi: “Klonimi i qenit është motiv për mua që të ndihem më mirë. Është motiv për mua që të fitoj më shumë para në mënyrë që ta takojë atë sa më shpejt që është e mundur”, shkruan “Daily Mail”.