Atdheu nuk ishte i pranishëm në puntatën e sotme të “PërPuthen” dhe kjo për shkak se ai është infektuar me COVID.

Lajmin e bëri të ditur vetë moderatorja e emisionit, Bora Zemani, e cila i uroi Atdheut shërim të shpejtë.

E megjithatë, ndonëse jo i pranishëm në studio, Atdheu nuk i ka lënë ngacmimet për konkurrentët.

“Kur nuk është macja në shtëpi, minjtë bëjnë dasmë”, shkroi ai në Instagram, fjalë që nuk dihet se kujt ia drejton.