Nga data 18 tetor hyrja në Koloseum do të lejohet vetëm me një biletë personale, sipas te perditshmes italiane “La Repubblica”.
Ministri italian i Kulturës, Gennaro Sangiuliano njoftoi se nga e mërkura bileta do të mbajë emrin dhe mbiemrin e personit që dëshiron të vizitojë parkun arkeologjik.
Sipas ministrit do të dizenjohet një biletë e re përveç asaj ekzistuese dhe numri i biletave të shitura në vend do të dyfishohet.
“Objektivi është luftimi i fenomenit të reklamimit dhe praktikave të tjera spekulative për biletat e hyrjes në parkun arkeologjik”, tha Sangiuliano.
Për këtë arsye, bileta personale do të blihet në faqen zyrtare të Parkut arkeologjik të Koloseumit, përmes call center-ave dhe biletave fizike, ndërsa 25% prej tyre do t’u ndahet operatorëve turistikë.
Comments are closed for this post.