Motivimi kryesor që për 20 vjet të kontrollohen 650 000 fëmijë për lidhshmërinë e vaksinës MRP me autizmin e studiuesve danezë ishte të tejkalohen mitet kundër vaksinave. Këtë në një intervistë për “360 gradë”, e thotë autori kryesor i studimit të bërë në Institutin Statens Serum në Kopenhagë, Anders Hvid. Me ndihmën e regjistrit kombëtar danez, ata nxorën të dhënat të lindurve në vitin 1999, duke përfshirë vitin 2010, dhe më pas i kanë krahasuar të dhënat. Nuk janë marrë parasysh vetëm 6 000 fëmijë të lindur në atë periudhë për shkak se kanë vdekur para kohe, janë shpërngulur ose për ta nuk ka dosje të vlefshme shëndetësore. Rezultati është ky:
Kjo, në esencë, do të thotë se ne kemi 7% më pak fëmijë autik mes atyre që e kanë marrë vaksinën MRP. Nëse shikojmë grup-moshat nga 8 deri 9 vjet, ka pak më shumë fëmijë të diagnostikuar me autizëm tek jo të vaksinuarit- tha Andres Hvid – autor i studimit.
Hvid gjithashtu hedh poshtë edhe frikën e prindërve se vaksina MRP rrit rrezikun e autizmit tek fëmijët e vegjël, nëse më i rrituri tashmë e ka këtë gjendje.
Për shkak se e dimë se ka komponent të fortë gjenetik në zhvillimin e autizmit, kështu që nëse keni një vëlla apo motër me autizëm, pavarësisht nga vaksinimi, keni rrezik shumë më të lartë se do të vuani nga autizmi. Këtu mund të shohim nëse ka ndonjë periudhë pas vaksinimit ku është rritur rreziku, por siç mund ta shihni, nuk ekziston një grup i tillë tek i cili është rritur rreziku pas vaksinimit, gjë që është shumë qetësuese- deklaroi Andres Hvid – autor i studimit.
Studim i gjerë tregon se nuk ka lidhje mes vaksinës MRP dhe autizmit, madje ka rrezik më të lartë tek të pa vaksinuarit. Përfshirja e larta me vaksinën kundër fruthit prej 93% në Danimarkë është rezultat i ndërgjegjësimit publik, sepse në atë vend vaksinimi nuk është i detyrueshëm. Epidemitë e vogla me të cilat herë pas here përballet Danimarka, sipas studiuesve, janë për shkak të udhëtimit të danezëve jashtë vendit, por edhe për shkak të vizitave të turistëve të shumtë në vendin e tyre. Edhe krahas ndikimit të madh global të studimit, fushatat kundër vaksinimit nuk ndalojnë, por nuk ndalojnë as hulumtuesit danezë, sfida e ardhshme e të cilëve është analizë e gjerë e përbërjes së vaksinave.
Comments are closed for this post.