Allahut, si të quajnë?” Ai tha: “Unë jam filani” – ishte pikërisht emri që kishte dëgjuar tek retë. Ai tha: “O rob i Allahut, pse më pyet për emrin tim?” Ai i tha: Unë dëgjova një zë në renë që të solli këtë ujë, i cili thoshte:

“Lësho ujë në kopshtin e filanit” – pra, përmendi emrin tënd.Prandaj, desha të di se si vepron me kopshtin tënd? Ai i tha: Meqënëse the këto fjalë, po të tregoj. Unë marr prodhimin e këtij kopshti dhe një të tretën e tij e jap sadaka, një të tretën e përdor për të ushqyer familjen dhe një të tretën e kthej përsëri në kopësht. (Muslimi, Ahmedi)Në versioni e Tajalisit thuhet: “Një të tretën ua jap nevojtarëve, lypsave dhe atyre që kanë mbetur në rrugë”. (Taberani, Ebu Nuajmi)Disa prej dobive të hadithit: Allahu i Madhëruar me Mëshirën e Tij i veçon disa njerëz nga të tjerët sipas punëve që bëjnë. Për këtë arsye, ai që jep sadaka e meriton që Allahu t’ia shtojë pasurinë, ndërsa dorështrënguari meriton shkatërrimin e pasurisë.

Në hadith shihet vlera e sadakasë dhe bamirësisë tek të varfërit dhe ata që mbeten në rrugë.Në hadith shihet vlera kur njeriu ushqehet për vete dhe ushqen familjen me punën e tij.Shihet vlera e bujqësisë dhe e mbjelljes, e cila është prej fitimeve më të pastërta dhe më të mira. Janë përcjellë shumë hadithe, që e nxisin njeriun të merret me këtë punë.Prej këtyre haditheve mund të përmendim hadithin, që gjëndet në të dy librat e saktë, ku Profeti (alejhi selam) thotë:

“Çdo musliman që mbjellë apo lëron diçka dhe prej saj ushqehen shpendët, njerëzit apo kafshët, për çdo gjë atij do t’i quhet sadaka”.