Sulmuesi i Kosovës, Elbasan Rashani ka folur pas golit të fitores kundër Bullgarisë.

Kosova fitoi 3:2 në udhëtim te Bullgaria në Sofje.

Heroi me golin në minutat shtesë ishte Elbasan Rashani, pas harkimit të Milot Rashicës.

“100 shanca i patëm por nuk hijke kurrë, në fund një krosim mjaft i mirë nga djali nga Vushtrria, Miloti, tjetri nga Vushtrria ia futi”, tha ai duke qeshur.

“Si gjithmonë kemi luftuar në deri në fund”, tha Rashani.

Në fund, ai lavdëroi tifo grupin e Kosovës, ‘Dardanët’.

“Si me lujtë në Prishtinë”, tha ai për mbështetjen e tifozëve. “Fantastike, kurrë s’kam parë fansa kaq të mirë që kemi”, përfundoi Rashani.