Në funksion është platforma në internet solidarnost.gov.mk, përmes së cilës qytetarët dhe kompanitë mund të dhurojnë me shpejtësi dhe lehtësi në fondet e solidaritetit për luftën kundër KOVID-19 të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qeverisë dhe të regjistrohen si dhurues.
Qëllimi i ueb faqes së sapohapur është të lehtësojë procesin për ata që duan të dhurojnë për të menaxhuar me lehtësi me krizën e shkaktuar nga koronavirusi, si dhe për të siguruar njohje publike për ata që dhuruan dhe për të nxitur solidaritetin, kumtoi Ministria e Financave që përgatiti platformën në bashkëpunim me Institutin Ndërkombëtar Republikan (IRI), USAID, dhe me mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qeverisë.
Deri më tani, janë mbledhur rreth 200 milion denarë në të dy fondet, atë të MSH-së dhe Qeverisë. Për më tepër, informoi ministrja e Financave Nina Angellovska, është krijuar platformë për kontribut të thjeshtë dhe të shpejtë, për këdo që mundet, t’i bashkohet luftës kundër KOVID-19.
“Ueb faqja solidarnost.gov.mk në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë u jep mundësinë të gjithë qytetarëve dhe kompanive të zgjasin dorën për të kapërcyer këtë sfidë dhe për të dhuruar, si dhe të regjistrohen në listën e donatorëve në këtë ueb faqe. Donacionet në dy fondet e solidaritetit janë përkatësisht për qëllim të blerjes së pajisjeve për shëndetësi dhe masa socio-ekonomike për të mbështetur disa kategori të qytetarëve që kanë nevojë për ndihmë”, tha Angellovska në deklaratë me shkrim.
Nga Ministria e Financave informojnë se nga fondet e mbledhura deri më tani në fondin e Ministrisë së Shëndetësisë, të dhuruara nga qytetarë, kompani dhe ambasada të vendeve të huaja, janë siguruar materiale dhe pajisje për spitalin mobil, gjë që rrit kapacitetin e Klinikës së Sëmundjeve Infektive me më shumë se 70 shtretër.
Ministri Filipçe, thekson se ky është një kapacitet që ndihmon në mënyrë të konsiderueshme për të akomoduar numër shtesë pacientësh, por prapë për t’i bërë të gjithë ata që punojnë me pacientë që kanë nevojë për ndihmë mjekësore shumë të rehatshme.
“Ne vazhdojmë me fondet e tjera. Ne gjithashtu dëshirojmë të sigurojmë pajisje mjekësore për departamentet e sëmundjeve infektive, jo vetëm në Shkup, por edhe në të gjithë vendin. Për më tepër, në periudhën në vijim, ne dëshirojmë të furnizohemi me aparate digjitale të rëntgenit, numër shtesë të makinave respiratorëve, pajisje kompjuterike tomografike. Kjo llogari dhurimi, e cila ngriti shumë të madhe parash, është diçka që do të përdorim për të forcuar më tej segment shumë të rëndësishëm të sistemit tonë të kujdesit shëndetësor, përkatësisht Njësitë e kujdesit intensiv në të gjitha spitalet – të përgjithshme, speciale, klinike dhe në Klinikën për Sëmundje Infektive në Shkup për të rritur cilësinë e kujdesit shëndetësor për pacientët tanë”, përcjell MF-ja deklaratën e ministrit Filipçe.
Siç sqarojnë nga Ministria e Financave, fondet e dhuruara në llogari të Qeverisë, nga ana tjetër, janë të destinuara për masa socio-ekonomike dhe në të vërtetë përfaqësojnë ndihmë të drejtpërdrejtë nga një person në person dhe u zgjatin dorën atyre kategorive të qytetarëve që janë më të prekur nga kriza.
Siç sqarojnë nga Ministria e Financave, përmes solidarnost.gov.mk të gjithë personat vendas dhe të huaj, juridikë dhe fizikë mund të dhurojnë fonde që do të synojnë të ndihmojnë dhe mbështesin ata që goditen drejtpërdrejt nga kriza, dhe të gjitha donacionet që do të paguhen përmes kësaj platforme donatore, do të përjashtohen nga tarifat bankare, falë dhurimit të UNIBanka. Për secilin dhurim, individët dhe personat juridikë mund të marrin stimul tatimor përmes dorëzimit elektronik ose me shkrim të dokumentacionit të nevojshëm në Drejtorinë e të Ardhurave Publike, jo më vonë se 31 janari i vitit pas dhurimit të fondeve.
Ndër të tjera, thekson Ministria e Financave, solidarnost.gov.mk synon të japë njohje dhe mirënjohje publike për të gjithë ata që kanë dhuruar për të ndihmuar dhe mbështetur në menaxhimin e pasojave të krizës së koronës, në mënyrë që kur të dhurojnë, individët të kenë mundësinë të zgjidhni nëse emri dhe mbiemri i tyre dhe qyteti do të bëhen publik në këtë faqe interneti. Sipas Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, të dhënat personale mbrohen të të gjithë atyre donatorëve që nuk duan që të dhënat e tyre të publikohen publikisht.
Comments are closed for this post.