Refuzimi i presidentit francez Emanuel Makron të hapen negociatat inkuadruese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë është gabim i madh strategjik, i cili ende duhet të rregullohet, vlerëson eurokomisari i deritanishëm për zgjerim Johanes Han, i cili në përbërjen e re  të Komisionit Evropian prej tani e ndërmerr vendim e komisarit për buxhet dhe administratë.

Han në deklaratë për gazetën “Handelsblat” paralajmëron  në pasojat negative që mund t’i shkaktojë  kundërshtimi i  Parisit  të hapen dyert e BE-së për Shkupin dhe Tiranën.

“Dëshira për reforma dhe implementim zvogëlohet  në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Kredibiliteti i BE-së është rrezikuar,  ndërsa plotësisht korruptohen edhe  forcat politike proevropiane në rajon”, thekson Han, duke theksuar edhe njëherë se vendimi i Makronit në tetor ka qenë “gabim serioz historik”.

Han për atë bën thirrje në rregullim të shpejtë të dëmit nga bllokada franceze dhe shpreson se ajo do të ndodh që në kuartalin e parë të vitit të ardhshëm.

“Kredibiliteti mund të kthehet nëse BE-ja shumë shpejtë arrin pozitë të përbashkët për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Të gjitha vendeve të Ballkanbit Perëndimor duhet t’u jepet perspektivë evropiane, ndërsa ajo është në interes edhe të BE-së”, thotë Han.

Për non-pejperin” e ofruar nga Franca, konsideron se një pjesë e përmbajtjes së saj tashmë është implementuar  në vendet e Ballkanit Perëndimor, për shembull në qeverisjen e së drejtës  dhe kthyeshmërinë e procesit.

“Kuptohet, legjitime është të bisedohet  për përmirësimin e metodologjisë, por ajo nuk duhet të shfrytëzohet si arsyetim për anulimin e vendimit për fillim të negociatave  me Shkupin dhe Tiranën”, citon Johanes Han.

Paralajmëron se  largimi i BE-së nga Ballkani Perëndimor mund të shkaktojë  edhe pasoja të sigurisë.

“Stabiliteti i Ballkanit mund të garantohet vetëm nëse gjashtë vendet e rajonit hyjnë në BE. Ajo është mënyra e vetme për arritje të paqes së përhershme dhe prosperitetit. BE-ja tashmë nuk është vetëm në Ballkan. Kina dhe Rusia  investojnë shumë, ndërsa Turqia dhe shtetet e Gjirit të Persisë gjithashtu bëjnë përpjekje  të hyjnë në vendet e BE-së”, thotë Han.

Eurokimisari i deritanishëm për Zgjerim pret që trashëgimtari i tij, hungarezi Oliver Verheli të vazhdojë të punojë  në afrimin e vendeve të rajonit deri në BE.